Listat plotë me emra të vdekur, të gjallët hiqen prej aty!

Në fshatin Zahaq të Pejës gjatë procesit të sotëm të votimit ka ndodhur një rast i pazakontë. Dy të moshuarve të cilët kishin shkuar për të shfrytëzuar të drejtën e votimit, u ishte thënë se ata janë hequr nga lista pasi kanë vdekur. 

Lajme

08/06/2014 20:35

Derisa listat e votuesve në Kosovë, janë me plotë persona të vdekur, pasi KQZ ka vazhduar të dështoi në pastrimin e tyre, në Zahaq të Pejës ka ndodhur e kundërta. 

Siç raporton Klan Kosova, nga lista e votuesve në këtë fshat ishin fshirë emrat e një çifti të moshuar. 

Por më vonë pas disa verifikimeve, është vërtetuar se fshirja e emrave të tyre nga lista, kishte qenë një gabim, dhe atyre u është dhënë mundësia e shfrytëzimit të drejtës së votës.