Listat e AAK-së e NISMA-së po ashtu nuk certifikohen nga KQZ-ja

Nisma Socialdemokrate nuk është ceritifikuar as si subjet polirik e as me listën e saj kurse AAK nuk është cerifikuar me listën e saj për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajme

22/01/2021 20:35

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar subjektin politik Nisma Socialdemokrate.

Po ashtu anëtarët e KQZ-së nuk e kanë certifikuar as listën me kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është certifikuar me 11 vota për si subjekt politik, ndërsa me 6 vota nuk është certifikuar lista e saj. /Lajmi.net/