Lista “Srbija” duhet diskutuar me OSBE’në

Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic ka paralajmëruar diskutime me OSBE’në rreth çështjes së Listës “Srbija”. Siç raporton agjencia e lajmeve Tanjug, ai u shpreh se emërtimi i kësaj liste duhet ta tregojë qartë se Serbia qëndron prapa saj. “Kjo ka qenë ideja. Ta shohim tani cili është argumentimi. Ministri Vulin i cili është marrë me…

Lajme

11/09/2013 15:52

Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic ka paralajmëruar diskutime me OSBE’në rreth çështjes së Listës “Srbija”. Siç raporton agjencia e lajmeve Tanjug, ai u shpreh se emërtimi i kësaj liste duhet ta tregojë qartë se Serbia qëndron prapa saj.

“Kjo ka qenë ideja. Ta shohim tani cili është argumentimi. Ministri Vulin i cili është marrë me këtë çështje në kuptimin operativ, sigurisht se do të diskutojë për këtë”, ka thënë Dacic duke shtuar se ka shumë subjekte që e kanë Serbinë në emërtim, e disa të tjera edhe Malin e Zi.

“Kjo është e njëjtë sikur edhe për partinë… për shembull a është Partia Socialiste e Serbisë apo Partia Socialiste Serbe. Ky është politizim i diçkaje që është aktuale dhe e rëndësishme dhe kjo gjë është shumë e dëmshme”.

“Në këtë mënyrë, çështja po ngritet në nivel politik dhe po vlerësohet se kush fitoi e kush humbi. Kjo është qesharake dhe mund të rrezikojë gjithçka tjetër”, tha Dacic.