Lista Serbe me reagim bezdisës për aksionin e Policisë në Shtërpcë: Veprim politik

Partia Lista Serbe ka bërë një reagim pasi Policia e Kosovës në mëngjesin e sotëm zhvilloi një aksion në Shtërpcë, ku largoi kamerat ilegale të vendosura në këtë qytet.

Lajme

07/07/2022 15:12

Sipas partisë politike me ulëse të rezervuara në Kuvend, aksioni ishte politik dhe i drejtuar kundër popullatës serbe në komunën e Shtërpcës.

“Policia e Kosovës këtë mëngjes ndërmori një tjetër aksion, të gjashtin me radhë, nëpër disa lokacione në komunën e Shtërpcës, duke larguar kamerat e sigurisë. Fakti se aksioni u ndërmor në ditë feste konfirmon se aksioni ishte politik dhe i drejtuar kundër popullatës serbe në komunën e Shtërpcës”, thuhet në reagimin e tyre në ‘Facebook’.

Kjo parti ka kërkuar që menjëherë të ndalen, siç i kanë quajtur ata, “ngacmimet ndaj serbëve në Kosovë, sepse serbët do të detyrohen të përdorin të gjitha mjetet për t’iu kundërvënë këtij lloj provokimi”. /Lajmi.net/