Lista Serbe kundër Vetëvendosjes, i kërkon Haradinajt ta udhëheq dialogun

Përfaqësuesi i Listës Serbe, Alecandar Jabllanoviq, ka deklaruar se takimi i sotëm me Ramush Haradinajn do t’i definojë gjërat. 

Lajme

15/09/2014 09:02

Sipas tij, nëse LAN-i e do përkrahjen për Isa Mustafën, atëherë Lëvizjes “Vetëvendosje” nuk duhet t’i udhëheqë negociatat me Beogradin.

Të dyja taborët politikë, ai i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe tashmë koalicioni LVAN shpresojnë në votën e Listës Serbe, në seancën e 18 shtatorit.

Jabllanovic i ka thënë gazetës “Zëri” se takimi i së hënës (sot) me të nominuarin për kryeministër nga blloku opozitar LDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, do t’i definojë gjërat përfundimisht.

Sipas tij, nëse LAN-i e do përkrahjen për Isa Mustafën, atëherë Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet t’i udhëheqë negociatat me Beogradin.

Ai ka kërkuar që këtë ta bëjë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Nëse dialogu do të udhëhiqet nga LAN, Lista Serbe do ta përkrahë këtë koalicion, në të kundërtën nëse dialogun e udhëheqë Vetëvendosja, atëherë ne do ta shtrojmë këtë çështje në organet e partisë për të parë se si të veprohet më tutje”, ka thënë Jabllanoviq.