Lista Serbe kthehet kur të formohet bashkësia e komunave me shumicë serbe!

Themelimi i Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe është parakushti kryesor që Lista Serbe të kthehen në institucionet e Republikës së Kosovës.

Lajme

13/03/2015 10:43

Ky kusht, njofton gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti” do të jetë njëri nga përfundimet kryesore i mbledhjes së ardhshme të gjitha komunave me shumicë serbe në Kosovë, transmeton koha.net.

Siç thotë gazeta, përfaqësuesit e Beogradit në rundin e ardhshëm të bisedimeve me Prishtinën në Bruksel do të bisedojnë për këtë çështje, pasi thuhet se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të insistojë që të fillojë puna e Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe në Republikën e Kosovës.