Lista Serbe kërkon shkarkimin e Jabllanoviq

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë dorëzuar një kërkesë të përbashkët, me të cilën kërkojnë dorëheqjen Aleksandër Jabllanoviq nga të gjitha funksionet brenda Listës, shkruan B92.

Lajme

21/09/2015 23:18

Siç thuhet në këtë kërkesë, Jabllanoviq “është diskualifikuar moralisht dhe profesionalisht me veprimet e tij, dhe për këtë angazhimi i tij është bërë i dëmshëm për interesat e popullit”, transmeton lajmi.net.

Kërkesën e kanë nënshkruar tre përfaqësuesit e Listës Serbe në qeverinë e Kosovës, dhe nëntë nga dhjetë kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë. (lajmi.net)