Lista Serbe e demanton Agim Çekun: S’ka bisedime me Kosovën për Ushtri

Lista Serbe ka reaguar ndaj zëvendësministrit të Forcës e Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, se janë duke u zhvilluar bisedime me Listën Serbe për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Lajme

21/12/2017 15:00

Lista Serbe ka hedhur poshtë të gjitha paralajmërimet se përfaqësuesit e tyre kanë filluar  të negociojnë me autoritetet në Prishtinë transformimin e FSK-së në ushtri, transmeton lajmi.net.

Sipas tyre, qëndrimi i tyre për këtë është i qartë dhe i pandryshuar, shkruan Tanjug.

Më pas kanë bërë të qartë se Lista Serbe nuk është dhe as nuk do të ndryshojë qëndrimin kur bëhet fjalë për formimin e ushtrisë së Kosovës. /Lajmi.net/