Lista Serbe acarohet me Gërvallën në OKB: E fiksuar ndaj Radoiçiqit, falë tij e zgjodhët presidenten
Lista Serbe i ka reaguar ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla–Schwarz, e cila sot në Këshillin e Sigurimit në OKB, dokumentoi se liderët e shtetit serb, po bashkëpunojnë me terroristin, Milan Radoiçiq. ”Donika Gërvalla në atë paraqitje tregoi fiksimin e saj ndaj Milan Radoiçiqit, të cilin vazhdimisht e përmendi, por “harroi” ta përmend atë…
Lajme
Lista Serbe i ka reaguar ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla–Schwarz, e cila sot në Këshillin e Sigurimit në OKB, dokumentoi se liderët e shtetit serb, po bashkëpunojnë me terroristin, Milan Radoiçiq.
”Donika Gërvalla në atë paraqitje tregoi fiksimin e saj ndaj Milan Radoiçiqit, të cilin vazhdimisht e përmendi, por “harroi” ta përmend atë që dëgjojmë e lexojmë në mediat shqiptare me ditë të tëra – siç zyrtarët e partisë në pushtet, me urdhër të Kurtit, e thirrën dhe e lutën që t’i sigurojë votën për zgjedhjen e presidentit”, thuhet në reagim, transmeton klankosova.tv.
”Falë asaj që Radoiçiq, i cili siguroi votën vendimtare të goranëve, presidentja e tyre u zgjodh”.
”Atëherë Radoiçiqi ishte i mirë me ta?”, thotë ndër tjera në facebook, e acaruar Lista Serbe.
Gërvalla-Schwarz, nxori sot një fotografi madje, ku tha se në të gjendet homologu i saj serb, Marko Gjuriq duke pirë kafe me terroristin Radoiçiq, takim i mbajtur mes tyre së voni në Beograd.