Lista e plotë e emrave të viktimave që kanë humbur jetën në aksident

Janë identifikuar tashmë 14 viktimat e tragjedisë së mbrëmshme të autobusit që u rrokullis në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Laskarcë.

Lajme

14/02/2019 15:18

Gazeta KOHA raporton se pjesa më e madhe e viktimave janë të rinj, nën 30 vjeç, ndërsa bëhet fjalë për administratorë dhe studentë nga Gostivari dhe rrethina.

Lista e plotë:

Rametulla Abdurraimi, djalë i vetëm i familjes Abdurraimi

Valdete Hamiti, (1989), nga Debreshti i Gostivarit, nënë e dy fëmijëve të mitur

Jovica Tërpevski, djali i deputetit Bllagojçe Tërpevski nga Gostivari

Besim Kamberi nga fshati Senakos i Gostivarit

Onur Sadiku, 19-vjeçar nga Gostivari

Esat Emruli nga Gostivari

Ajdin Ismaili, 19 vjeç nga Gostivari

Besim Fetai nga Vrapçishta

Bejza Uzeiri nga Banjica e Poshtme

Zoran Davidovski (1981), punonjës në Qytetin e Shkupit

Tërpana Janevska, pensioniste nga Gostivari

Boban Avramovski, student i FON-it

Dejan Ristevski, i punësuar në Bankën Popullore të Maqedonisë

Pavle Kostoski, nga Gostivari, i sapo diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup.