Lista e lojtarëve të Napolit për ndeshjen ndaj Juventus, Rrahmani mund të luajë startues

Napoli ka emëruar skuadrën e tyre për ndeshjen e planifikuar me Juventusin nesër, me Amir Rrahmani dhe Dries Mertens.

Sport

06/04/2021 18:17

Gennaro Gatusso ka ftuar Diego Demme dhe David Ospina përsëri pas shqetësimeve që kishin për dëmtime, duke lënë vetëm Faouzi Ghoulam jashtë kësaj ndeshje, përcjell lajmi.net.

Kalidou Koulibaly kthehet pasi humbi fitoren 4-3 ndaj Crotone përmes pezullimit, por akoma nuk dihet kush do të jetë përkrahë tij.

Të dy Kostas Manolas dhe Nikola Maksimovic bënë gabime të kushtueshme në atë lojë, kështu që Rrahmani po bën presion për të filluar nga minuta e parë.

Mertens konsiderohet gjithashtu favorit për të filluar në vend të Victor Osimhen, me Piotr Zielinski dhe Hirving Lozano që kthehen për t’u bashkuar me Lorenzo Insigne në treshen e mesfushës.

Skuadra e Napolit për Juventusin: Meret, Ospina, Contini, Di Lorenzo, Hysaj, Koulibaly, Maksimovic, Manolas, Mario Rui, Rrahmani, Demme, Lobotka, Elmas, Fabian Ruiz, Zielinski, Bakayoko, Lozano, Politano, Insigne, Mertens, Osimhen, Petagna, Cioffi./Lajmi.net/