Lista e Islandës për “Kampionatin botëror 2018”
Islanda është në një grup të fortë me Argjentinën, Nigerinë e Kroacinë.
Sport
Islanda është gati për Botërorin e Rusisë. Trajneri Hallgrimsson ka publikuar listën përfundimtare të futbollistët që do të luajnë në evenimentin më të rëndësishëm futbollistik.
Islanda, që merr pjesë në fazën finale të një Botërori për herë të parë në historinë e saj, do të kërkojë që të befasojë admiruesit e futbollit edhe në Kupën e Botës që do të luhet në Rusi, ashtu sikurse bëri edhe në Evropianin e Francës, transmeton “Top Channel”.
Islanda është në një grup të fortë me Argjentinën, Nigerinë e Kroacinë. Debutimin e saj në Botëror, do ta bëjë në 16 qershor, pikërisht me përballjen ndaj Argjentinës, skuadrës nënkampione të botës.
Lista e plotë:
Portierë: Hannes Pór Halldórsson (Randers), Frederik Schram (Roskilde) e Rúnar Alex Rúnarsson (Nordsjaelland);
Mbrojtës: Ari Freyr Skúlason (Lokeren), Hördur B. Magnússon (Bristol City), Hólmar Örn Eyjólfsson (Levski Sofia), Kári Árnason (Aberdeen – Scozia), Sverrir Ingi Ingason (Rostov), Ragnar Sigurdsson (Rostov), Samúel K. Fridjónsson (Valerenga) e Birkir Már Saevarsson (Valur – Islandia);
Mesfushorë Jóhann Berg Gudmundsson (Burnley), Arnór Ingvi Traustason (Mälmo), Aron Einar Gunnarsson (Cardiff City), Ólafur Ingi Skúlason (Karabukspor), Gylfi Sigurdsson (Everton), Emil Hallfredsson (Udinese) e Birkir Bjarnason (Aston Villa);
Sulmues: Rúrik Gíslason (Sandhausen), Björn B. Sigurdarson (Rostov), Albert Gudmundsson (PSV), Alfred Finnbogason (Augsburg) e Jón Dadi Bödvarsson (Reading).