Lista e Barcelonës me katër mungesa
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e sotme kundër Villarrealit, dhe në të figurojnë katër mungesa.
Sport
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e sotme kundër Villarrealit, e vlefshme për kualifikim në finalen e Copa del Rey.
Dhe, në të nuk kanë zënë vend Marc Bartra, Claudio Bravo e Sergi Roberto.
Po ashtu, pjesë e ekipit nuk janë as dy përforcimet e reja, Douglas dhe Thomas Vermaelen, të lënduar.
Barcelona ka epërsi 3:1 nga ndeshja e parë në Camp Nou.
Lista e plotë:
Ter Stegen, Masip, Montoya, Piqué, Rakitic, Sergio, Xavi, Pedro, Iniesta,m Suarez, Messi, Neymar Jr, Rafinha, Mascherano, Jordi Alba, Adriano, Alves, Mathieu.