Lisandro Martinez: Duhet të jemi të qetë, Polonia kundërshtar i fortë

Lisandro Martinez ka dhënë komentet e tij para ndeshjes me Poloninë. Argjentina përballet nesër me Poloninë, në kuadër të grupeve të Kupës së Botës, në kërkim të biletës që dërgon në fazën tjetër të garave. Para kësaj ndeshje, Lisandro Martinez ka thënë se duhet të jenë të qetë para kësaj ndeshje dhe ka bërë të…

Sport

29/11/2022 17:18

Lisandro Martinez ka dhënë komentet e tij para ndeshjes me Poloninë.

Argjentina përballet nesër me Poloninë, në kuadër të grupeve të Kupës së Botës, në kërkim të biletës që dërgon në fazën tjetër të garave.

Para kësaj ndeshje, Lisandro Martinez ka thënë se duhet të jenë të qetë para kësaj ndeshje dhe ka bërë të ditur se polakët janë kundërshtarë të vështirë, sidomos me Robert Lewandowskin përpara.

“Ne duhet të jemi të qetë, nuk kemi nevojë të vendosim presion mbi veten, i kemi bërë gjërat mirë, duhet të punojmë kështu. Është mirë të përfaqësosh kombëtaren dhe ne do të japim gjithçka për Argjentinën”, ka thënë Lisandro Martinez, përcjell lajmi.net.

“Formacioni startues s’është akoma i njohur. Polonia është kundërshtar shumë i fortë, solid në mbrojtje dhe kanë lojtarë të fortë si Lewandowski përpara. Ne duhet të kemi besim në atë që bëjmë”, shtoi mbrojtësi i Man United.

Lisandro ishte startues në ndeshjen e kaluar ndaj Meksikës. Me shumë gjasë ai do të jetë në 11-ën startuese edhe ndaj Polonisë. /Lajmi.net/