Lirohet nga arresti shtëpiak

Fatmir Limaj është liruar nga arresti shtëpiak. Avokati Tomë Gashi e konsideron këtë si ogur të mirë për shpalljen e pafajësisë së Limajt më 17 shtator - kur do të jepet vendimi final.

Lajme

03/09/2013 14:27

 

Dy javë para vendimit final për rastin “Kleçka”, gjykata ka liruar nga arresti shtëpiak ish Komandanin e UÇK’së, Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij, të cilët akuzohen për krime lufte.

Avokati mbrojtës i Limajt, Tomë Gashi, përmes një mesazhi dërguar mediave me telefon, e ka quajtur hap të mirë lirimin e Limajt nga arresti shtëpiak, duke e konsideruar këtë dhe si një ogur të mirë për shpalljen e pafajësisë së Limajt më 17 shtator, ku do të jepet vendimi final për rastin ‘Kleçka’.

“Ky është një paralajmërim i mirë dhe mund t’i paraprijë aktgjykimit lirues që pritet të ndodhë me 17 shtator”.

Limaj dhe bashkëluftetarëve të tjerë të UÇK-së, të grupit që njohur si “Kleçka” akuzohen për krime lufte nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.