Lirohet Fatmir Limaj me bashkëluftëtarë
Fatmir Limaj është shpallur i pafajshëm. Gjykata vendosi për lirimin e tij dhe të bashkëluftëtarëve të tij për Rastin “Kleçka”. Kështu, Prokurori Maurizio Salustro ka dështuar edhe në tentimin e tij të dytë për ta dënuar Limajn.
Lajme
Gjykata ka vendosur për lirimin e ish Komandantit të UÇK’së, Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarëve të tij.
Ata janë shpallur të pafajshëm për veprat që u ngarkoheshin lidhur me Rastin “Kleçka”.
Avokatët mbrojtës, patën thënë para fillimit të seancës gjyqësore, se nëse veprohet sipas dispozitave ligjore dhe sipas drejtësisë, e po ashtu nëse nuk ka involvim të motiveve politike, atëherë presin vetëm një vendim të Gjykatës: Aktgjykim lirues ndaj Limajt e të tjerëve.
Seanca vendimtare, në të cilin Gjykata mori vendimin për rastin “Kleçka”, filloi sot në orën 14:00, në ambientet e Kinemasë ABC 1, në Prishtinë.
Tomë Gashi: Ka fituar drejtësia
Avokati i Fatmir Limajt është shprehur i lumtur që klienti i tij është shpallur i pafajshëm ndaj akuzave për krime lufte.
Tomë Gashi ka thënë se drejtësia ka triumfuar edhe një herë në Kosovë.
“Drejtësia edhe një herë ka fituar në Kosovë”.
“Duhet ta dimë se drejtësinë e sjellin vetëm gjykatat dhe jo prokurorët”.