Lirohen studentët që qëlluan me vezë Ramën

19:47 | 2 Nentor 2015

Lirohen studentët që qëlluan me vezë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, duke thënë se do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

Njëra prej studentëve tha se kauza e tyre do të vijojë sërish dhe se reforma në arsim ndonëse ka kaluar në Kuvend, nuk do të zbatohet nga studentët, sepse ata  nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

“Nuk është shtruar dhunë ndaj nesh. Garantojmë se kauza jonë do të vijojë sërish. Nuk heqim dorë nga e drejta jonë. E drejta për tu arsimuar është si për të pasurit ashtu edhe për të varfrit. Arsimimi nuk është e drejtë për të varfrit”, tha njëra prej studentëve të liruara, shkruan Gazeta Shqip.