Lirohen qytetarët që u bllokuan përmbi 13 orë në Serbi

Sot është raportuar se qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës, janë bllokuar për orë të tëra në pikat kufitare në Serbi. Ata kanë pritur përmbi 13 orë në këto pika kufitare, pa asnjë arsyetim nga pala serbe se për çka po mbaheshin në pritje. Siç kupton lajmi.net, tashmë qytetarët që kanë qenë duke kaluar…

Lajme

17/04/2024 15:13

Sot është raportuar se qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës, janë bllokuar për orë të tëra në pikat kufitare në Serbi. Ata kanë pritur përmbi 13 orë në këto pika kufitare, pa asnjë arsyetim nga pala serbe se për çka po mbaheshin në pritje.

Siç kupton lajmi.net, tashmë qytetarët që kanë qenë duke kaluar nëpër Serbi janë liruar nga autoritetet serbe për qarkullim.

Kujtojmë se MPJ dhe MPB në Kosovë sot ka bërë thirrje që qytetarët e Kosovës të mos hyjnë nëpër Serbi! /lajmi.net/