Lirohen për qarkullim pikat kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është normalizuar qarkullimi në pikat kufitare me Serbinë pas njoftimit të djeshëm që mos përdoren ato për shkak të protestave të paralajmëruara në pjesën e Serbisë. “Njoftohen të gjithë qytetarët se është normalizuar qarkullimi në PKK me Serbinë. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim! Nëse keni nevojë…

Lajme

25/05/2024 16:55

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është normalizuar qarkullimi në pikat kufitare me Serbinë pas njoftimit të djeshëm që mos përdoren ato për shkak të protestave të paralajmëruara në pjesën e Serbisë.

“Njoftohen të gjithë qytetarët se është normalizuar qarkullimi në PKK me Serbinë. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim! Nëse keni nevojë për informim shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, ka njoftuar sot kjo qendër.

Pas paralajmërimit të kësaj proteste në Serbi, në Leposaviq sot u vërejt prezencë më e madhe e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.