Lirohen 6 të dyshuarit për terrorizëm, akuzoheshin për sulm në ndeshjen Shqipëri-Izrael (Dokument)
Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti për Krime të Rënda ka ndryshuar masën për 6 të arrestuarit për terrorizëm, nga paraburgimi në masën e paraqitjes në stacionin policor.

Lajme
Vendimi është marrë më 16 dhjetor, duke u dhënë arsyetimi i këtij aktvendimi.
Liridon Morina, Besart Peci, Burim Istrefi, Hajdar Rushtiti, Arbër Krasniqi, Mexhit Shkreta janë të dyshuar që janë arrestuar dhe do të paraqiten në polici pas aktvendimit të Gjykatës Themelore.
Në vendimin që e ka siguruar lajmi.net thuhet se të pandehurit detyrohen të paraqiten çdo të hënë në stacionin policor më afër ku e kanë vendbanimin.
Ndërsa thuhet se në rast të shkeljes së këtij vendimi gjykata ka drejt ta rikthej masën e paraburgimit për këta 6 të pandehur.
Vendimi e ka marrë gjyqtari i procedurës paraprake Vehbi Kashtanjeva.
Ndryshe për këta të dyshuar prokuroria thotë se ka gjetur fakte të mjaftueshme se kanë planifikuar sulme terroriste në bashkëveprim duke mbajtur kontakte edhe terroristin Lavdrim Muhaxheri./Lajmi.net/
Lexoni edhe: