Lirim Kastrati i jep lamtumirë Lokomotivës së Zagrebit me disa fjalë emocionuese

Lirim Kastrati ia ka dhënë lamtumirën e fundit klubit elitar kroat, Lokomotiva Zagreb.

Sport

04/08/2020 12:30

Futbollisti i Kosovës do t’i bashkohet klubit më të madh kroat, Dinamo Zagreb, nga edicioni i ardhshëm.

Kastrati në llogarinë e tij ka publikuar letrën lamtumirëse drejtuar bashkëlojtarëve të tij te Lokomotiva.

“Nuk është kurrë e lehtë të largohesh nga një familje, të largohesh nga shtëpia. Ato vite Lokomotiva ishte familja ime, shtëpia ime e dytë. Faleminderit secilit prej jush që më ndihmuat në udhëtimin tim, nuk do t‘ju harroj kurrë dhe do të jem gjithmonë i lumtur të kthehem në Kajzericë.

Tani është koha për sfida të reja, përleshje të reja dhe fitore të reja.
Po largohem krenar për gjithçka që arritëm së bashku dhe ju uroj suksese në sezonin e ri!
Gjithmonë aty për ty! Lirimi yt”, ka shkruar ylli nga Hogoshti. /Lajmi.net/