Liria dhe Vushtrria luajnë sot në barazh – synojnë ngritjen në Superligë

Liria dhe Vushtrria do të përballen sot, më fillim nga ora 15:00, në kuadër të ndeshjes së barazhit.

Sport

21/05/2022 08:40

Ndeshja do të luhet në stadiumin “18 qershori” në Klinë, transmeton lajmi.net.

Skuadra fituese e këtij takimi do të ndeshet me ekipin që përfundon në vendin e tetë në Superligë.

Interesimi për ta shikuar këtë ndeshje ka qenë shumë i madh, me ç’rast të gjitha biletat janë shitur. /Lajmi.net/