Lippi sulmon gjyqtarin

Njihet si trajner i qetë, por Marcello Lippi e humbi durimin dhe hyri në fushë për t’i qëruar hesapet me gjyqtarin Mohamed Abudallah Hassan i cili përjashtoi dy futbollistë të skuadrës së tij, Guangzhou Evergrande.

Sport

21/08/2014 09:17

Marcello Lippi është një prej trajnerëve më të respektuar në botën e futbollit, pasi udhëhoqi Italinë drejt triumfit në Kampionatin botëror 2006, dhe Juventusin në Ligën e Kampionëve dhjetë vite më parë.

Por, 66-vjeçari shfaqi shenja të rralla të hidhërimit kur ndërhyri në fushë për t’u ankuar tek gjyqtari Mohamed Abdullah Hassan i cili përjashtoi dy futbollistë të skuadrës së tij në duelin e vlefshëm për Ligën e Kampionëve të Azisë.

Legjenda e Italisë drejton skuadrën kineze Guangazhou Evergrande dhe tashmë ka fituar dy tituj në ligë dhe Ligën e Kampionëve të Azisë.

Por, Lippi nuk u përmbajt kur mesfushori Gao Lin dhe mbrojtësi Zhang Linpeng u përjashtuan nga Hassan dhe hyri për t’i qortuar hesapet me gjyqtarin.