Lippi: Barcelona apo Juventus?

Ish trajneri i Juventusit, Marcello Lippi beson se Barcelona dhe Bianconerët do të sjellin një ndeshje të madhe, në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

15/05/2015 11:30

Ish trajneri i Juventusit, Marcello Lippi ka dhënë parashikimin e tij për finalen e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Bianconerëve.

Ai e pranon se katalanët kanë sulm të frikshëm, mirëpo edhe skuadra italiane ka një grup të fortë të futbollistëve.

“Barcelona ka tre jashtëtokësorë në sulm, vijnë nga një tjetër planet dhe kombinohen për mrekulli. Por, Juventus nuk e fillon ndeshjen e mposhtur, në fakt do ta luajë në nivel të lartë”, u shpreh Lippi.

“Nëse ekziston një mbrojtje që mund ta ndal Messin, Suarezin e Neymarin, është ajo e Juventusit. Në një ndeshje të vetme mund të ndodh gjithçka. Tani futbollistët e Juventusit janë më të vetëdijshëm për fuqinë e tyre”, theksoi ai.