Lipjan: Arrestohet pasi ndihmoi në arratisjen e të burgosurit

Policia e Kosovës sot ka identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar, i cili sipas tyre i kishte ndihmuar disa të dënuarve që të arratisen nga Qendra Korrektuese në Lipjan.

Lajme

30/11/2018 10:20

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Qendra Korrektuese Lipjan 04.11.2018 – 09:05. Lidhur me rastin me 30.11.2018 njësia policore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull K-shqiptar i cili i kishte ndihmuar të dënuarve meshkuj K-shqiptarë të arratisen nga Qendra Korrektuese. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Lajmi.net/