Lionel Messi porosit udhëheqësit e klubit: “Ose Enrique ose unë!”

Konfliktet në relacioni ndërmjet lojtarit më të mirë të Barcelonës, Lionel Messi, dhe trajnerit, Luis Enrique i kanë përforcuar spekulimet për largimin e mundshëm të argjentinasit nga klubi katalonas, kurse disa madje thonë se Messi kurrë nuk ka qenë më afër largimit nga Nou Camp.

Lajme

07/01/2015 17:24

Lionel Messi dhe trajneri Luis Enrique tash e sa kohë nuk kanë raporte idilike, kurse çdo ditë në medie dalin hollësi të reja rreth konfliktit mes tyre. Sipas shkrimeve të gazetave të përditshme spanjolle, si Marca, As dhe El Mundo Deportivo, Messi i ka vënë ultimatum udhëheqësve të klubit “ose ai ose unë”. Mediat spanjolle thonë se nëse vërtetë vjen në situatë për të vendosur lidhur me këtë, presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu me siguri do të ketë detyrë të lehtë dhe të heqë dorë nga trajneri Enrique.

Korrespodenti i SkySports britanik nga Spanja thotë se “Messi kurrë nuk ka qenë më afër largimit nga Barcelona sesa tash”, por duke shtuar se “kjo nuk do të thotë se ai do të braktisë Nou Camp, por vetëm se do të fillojë të mendojë për një mundësi të tillë”. Lajmet e pakonfirmuara se disa klube kanë filluar të pyesin anëtarët e familjes së ngushtë të Messit “nëse Leo do të pajtohej të ikë nga Barcelona”, e nxehin edhe më shumë atmosferën e nxehtë në zhveshtoren e Barcelonës.

Klube që mund të ndajnë rreth 550 milionë euro, sa vlerësohet se do të kushtonte angazhimi i Messit, nuk ka shumë. PSG, Real Madrid dhe Manchester City me siguri mund të japin kaq para, por në spekulimet e fundit rreth angazhimit përmendet edhe ekipi londinez Chelsea.