Lionel Messi më në fund shprehet haptazi për Lautaro Martinez
Lionel Messi ka dhënë disa komente lidhur me Lautaro Martinez.

Sport
Raportime të shumta kanë pasur në plan të parë raportet e Lionel Messi me Lautaro Martinez, pasi dyshja luajnë së bashku tek Argjentina.
Në një kohë të caktuar thuhej se shtatë herë lojtari më i mirë në botë kishte kërkuar që Lautaro të transferohej te Barcelona. Por, më vonë kishte nga ata që besonin se dyshja nuk kalonin mirë te kombëtarja.
Të gjitha dilemat i ka shuar Leo Messi me komentet që i dha së fundmi. Ai kishte vetëm lëvdata për lojtarin e Inter.
“Ai (Lautaro) është spektakolar. Ka kualitete impresionuese. Mund të shihnim se do të bëhej lojtar i madh dhe po e dëshmon këtë”, ka thënë Messi, transmeton lajmi.net.
“Ai është shumë i fortë, i mirë në një-kundër-një, shënon shumë gola dhe në zonë lufton me të gjithë, mban skuadrën, kthehet mirë. Ka shumë kualitete. Vërtetë i kompletuar”, shtoi super-ylli i PSG.
Lionel Messi dhe Lautaro Martinez do të kërkojnë së bashku triumfin në Kupën e Botës 2022 në Katar. /Lajmi.net/