Lingard kërkon largimin nga Man Utd

Futbollisti anglez ka kërkuar të largohet nga "Djajtë e Kuq".

Sport

24/11/2021 17:21

Sipas mediave angleze, Jesse Lingard dëshiron me çdo kusht të largohet nga skuadra e Manchester United në afatin kalimtar të dimrit, transmeton lajmi.net.

Disa lojtarëve të Manchester United të cilëve nuk iu është dhënë minutazhë e mjaftueshme nën urdhrat e Solskjaer, si Donny van de Beek dhe Anthony Martial, iu është dhënë shpresë mbi të ardhmet e tyre në “Old Trafford” pas largimit të trajnerit norvegjez.

Megjithatë, Lingard, ka vendosur që të largohet nga “Djajtë e Kuq” dhe është në kërkim të një klubi të ri në këtë janar.

Që nga transferimi te skuadra e Manchester United, Lingard ka arritur të bëjë 219 paraqitje për gjigandin anglez, duke regjistruar 35 gola dhe 21 asistime mbi emrin e tij.

Anglezi ka kontratë me United deri në qershor të vitit 2022, dhe mbetet të shihet nëse do të largohet në afatin kalimtar të janarit, apo do të largohet në fund të edicionit si lojtar i lirë. /Lajmi.net/