Lineker “tallet” me Suarezin

Gary Lineker ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të kritikuar Luis Suarezin për paraqitjen e dobët në fitoren 1:0 të Uruguait ndaj Egjiptit.

Sport

15/06/2018 19:39

Uruguai arriti që me shumë mund të mposhte Egjiptin, me golin e shënuar në minutën e 90’.

“Mo Salah ka qenë më i mirë se sa Suarez në këtë ndeshje”, ka shkruar Lineker.

Kujtojmë se Salah nuk është paraqitur në këtë ndeshje, pasi ende nuk është i gatshëm për lojë që nga lëndimi i pësuar në finalen e Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/