Lindsay Lohanit ia vjedhin kompjuterin

Lindsay Lohan po bën gjithçka që ta kthejë kompjuterin që i është vjedhur në aeroport. Ylli i televizionit gjendej në Shanghai të Kinës, kur një keqdashës ia ka rrëmbyer kompjuterin, në të cilin posedonte fotografi ‘hot’ dhe e zhveshur. Vetëm për ta kthyer PC’në, Lohan është e gatshme të paguajë para, siç ka njoftuar vetë…

ShowBiz

08/01/2014 20:00

Lindsay Lohan po bën gjithçka që ta kthejë kompjuterin që i është vjedhur në aeroport. Ylli i televizionit gjendej në Shanghai të Kinës, kur një keqdashës ia ka rrëmbyer kompjuterin, në të cilin posedonte fotografi ‘hot’ dhe e zhveshur.

Vetëm për ta kthyer PC’në, Lohan është e gatshme të paguajë para, siç ka njoftuar vetë ajo. “Përse është aq e mërzitur? Është e qartë kjo punë: PC përmban disa fotografi të saj ‘hot’.

Thotë se kishte disa fotografi të cilat nuk ishin publikuar kurrë”, ka thënë një burim i TMZ. Ndërkohë, duket se në kompjuter gjenden edhe e-mail të ndryshëm, të cilët ia kishte dërguar kolegëve të kalibrit të Woody Allen e Lady Gaga.

Të martën, Lohan e ka publikuar një postim, përmes së cilit ofton një kompensim për ata që ia kthejnë PC’në. Pas pak çastesh, mesazhi është fshirë.

“Kam kaluar mirë në Kinë dhe i falënderoj të gjithë për mikpritjen. Mirëpo, dikush ma ka vjedhur kompjuterin në aeroport. Ofroj kompensim për këdo që e gjen dhe që ma kthen. Çfarë tmerri të kthehem në shtëpi pa PC”, ka shkruar ajo në Twitter.

Lohan kishte qëndruar në Shanghai për të marr pjesë në edicionin e dytë të ‘Sohu Fashion Achievement Awards’. Në ndërkohë, ajo është e angazhuar dy ditë në javë në ‘reality-show’ televiziv, që do të transmetohet këtë vit në televizionin e Oprah Winfrey «OWN».

Muajin e kaluar, asaj i është ofruar një kontratë nga etiketa SMH Records. Aktorja nuk është e panjohur as në fushën muzikore, duke e pasur parasysh se ka publikuar dy albume në studio: ‘LP Speak’ në vitin 2004 dhe ‘A Little More Personal (Raw)’ më 2005.