Lindsay Lohan në lidhje me Michael Neeson?

Një ‘gjuajtje’ e re për Lindsay Lohan, e cila ka kaluar momente intimiteti me të riun Michael Neeson, djali 18 vjeçar i aktorit hollivudian Liam Neeson. Të dy janë parë duke flirtuar në ndejën ‘Finale’ në New York City dhe kjo konfirmon vendosmërinë e Lohan për të frekuentuar djelmosha shumë më të rinj se ajo,…

ShowBiz

04/12/2013 16:00

Një ‘gjuajtje’ e re për Lindsay Lohan, e cila ka kaluar momente intimiteti me të riun Michael Neeson, djali 18 vjeçar i aktorit hollivudian Liam Neeson. Të dy janë parë duke flirtuar në ndejën ‘Finale’ në New York City dhe kjo konfirmon vendosmërinë e Lohan për të frekuentuar djelmosha shumë më të rinj se ajo, siç ishte edhe rasti i 19 vjeçarit Liam Dean.

“Duket se Lindsay është e çmendur pas të rinjve në këto momente. Ishin së bashku në një festë, të organizuar nga njëri nga miqtë stilistë të Lilo dhe ata janë prezantuar si çift edhe në festën ‘Finale’, të premten që shkoi. Lindsay e ka marrë atë me vete në banjon e femrave. Gjëja më e turpshme është se Dean ishte me të, kur Lohan vendosi të shoqërohej me Neeson”, ka deklaruar një burim brenda ‘Page Six’. Përkundër këtyre spekulimeve, zëdhënësi i Lohan e përkgënjeshtron këtë ‘flirt’, duke deklaruar se të dy janë vetëm miq të mirë.