Lindoni me ‘pasoja’ nga tërmeti (Foto)

15:20 | 11 Shtator 2016

Sot herët në mëngjes, Shkupi u lëkund nga një tërmet me forcë 4.4 të shkallës Rihter që fatmirësisht nuk shkaktoi dëme materiale.

Por duket se tërmeti ka qenë aq i fuqishëm sa për ta shqetësuar Lindonin, këngëtarin e njohur të ‘Brick Records’.

Në një foto të postuar në rrjetin social Snapchat ai shihet me flokë të ç’orientuara ku mesa duket ka mbetur pa gjumë.

‘Pasojat e tërmetit shumë të fuqishëm në orët e mëngjesit’ – ka qenë mbishkrimi i Lindonit në foton e postuar. /Prive.al/