Lindi në Gjermani, por as për të s’ka azil

Puna si teknik i kompjuterëve që bënte në Viti, nuk e përmbushi, Refik Eminin.

Lajme

18/01/2015 19:18

Ai mësyu rrugët nga Serbia për në Hungari, për të gjetur një dalje drejt Gjermanisë, atje ku lindi shumë vite më parë. Megjithatë, ëndrra e Refikut, për t’u kthyer në vendin e tij të lindjes, që nuk e njohu si shtetas të sajin, përfundoi në kampet e Çekisë, raporton KTV.

Thotë se eci me orë të tëra, pagoi aq sa i kërkuan por, në fund përfundoi sërish në Viti, përcjell koha.net. Refiku, tregon për vuajtjet e rënda, që ai përjetoi, por që edhe shumë qytetarë nga Kosova vazhdojnë t’i kenë në një kamp të Çekisë.

Sjellja e qeveritarëve karshi të rinjve dhe në përgjithësi ndaj popullit, po i detyron ata të marrin rrugët drejt shteteve evropiane.

Zyra për migracion e shtetit hungarez, ditë më parë ia kishte konfirmuar KTV-së, se janë mbi 16 mijë kosovarë që kanë kërkuar azil në këtë shtet.

Shumë të tillë janë kthyer mbrapsht, por nuk e përjashtojnë mundësinë që sërish të marrin rrugët e Evropës, për synimin se atje mund të kenë jetë më të mirë, raporton KTV.