Linda nuk kursen ofendimet ndaj Edonës: Doktori nuk t’i ka bërë mirë të pasmet

Linda dhe Edona, kanë debatuar së fundi, e për disa çështje absurde. Ofendimet e tepërta ishin pjesë e këtij debati, e madje edhe absurde, shkruan lajmi.net. Thumbimet ishin pjesë e tyre, teksa kanë komentuar fizikun e njëra-tjetrës. “A e din sa e bukur je, pse e prish tenin e fytyrës me këtë inat, je shumë…

ShowBiz

06/12/2023 16:10

Linda dhe Edona, kanë debatuar së fundi, e për disa çështje absurde.

Ofendimet e tepërta ishin pjesë e këtij debati, e madje edhe absurde, shkruan lajmi.net.

Thumbimet ishin pjesë e tyre, teksa kanë komentuar fizikun e njëra-tjetrës.

“A e din sa e bukur je, pse e prish tenin e fytyrës me këtë inat, je shumë e bukur, nuk bën të mbash inat”, i ka thënë Linda-Edonës.

Ndërkohë, Edona ia ktheu duke i thënë:” Ti je një metër e një zhilet, të ka hije, nuk të jap unë ty vëmendje, shko rregullohu pak”.

Më pas teksa Edona po largohej nga debate me të, Linda iu drejtua duke i thënë se doktori nuk ia ka bërë mirë të pasmet, referuar ndërhyrjeve kirurgjike që ajo ka bërë.

“Të paktën mua Zoti më ka bërë kështu, ty atë doktor me mujt me ta ndërruar, se të pasmet nuk t’i ka bërë mirë pasi po flasim për pamjen e jashtme, ta kishe gjetur një më të mirë, unë me këtë shëmti që e kam jam rehat, edhe burri im është rahat me këtë pjesë, unë nuk i marr lakmi askujt”, tha Linda mes tjerash./Lajmi.net/