Linda Halimi sërish në krahët e ish të fejuarit (Foto)

Linda Halimi dhe ish i fejuari i saj, reperi Davon Edwards, kanë publikuar një foto së bashku.

ShowBiz

24/07/2015 11:10

Çifti që për disa vite kanë qenë të lidhur, ka kohë që janë ndarë dhe Linda ka vazhduar jetën e saj e vetme në Amerike, ku veç për muzikë, shkoi edhe për të qëndruar afër të dashurit të saj, me të cilin në festën e “Shën Valentinit” në vitin 2012, lidhjen e tyre e kurorëzuan me fejesë, por që nuk zgjati shumë.

Tani pas një kohe të gjatë nga ndarja e tyre, Linda dhe reperi i njohur si Big D, shihen sërish bashkë.

Nuk dihet nëse çifti ka rregulluar marrëdhëniet dhe i është rikthyer dashurisë, apo takimi i tyre ishte vetëm miqësor.

Ndryshe, artistja shqiptare para disa javëve ka publikuar projektin e saj të parë të titulluar “Cold World”, me të cilin debutoi në tregun amerikan./Telegrafi.

lindaa1 lindaa-e1437724696922