Linda Halimi nis xhirimet e videoklipit të ri

Këngëtarja Linda Halimi ka treguar se është duke punuar për tregun amerikan, por duket se tani është momenti për të parë gjithë punën e saj

ShowBiz

27/04/2015 10:00

Këtë e bën me dije vetë Linda parmes një statusi në rrjete sociale, ku ka treguar se kënga ka përfunduar, ndërsa tani kanë filluar xhirimet e videoklipit të këtij projekti.

“Xhirimet e videoklipit te pare ne Amerike fillojnë këtë te enjte me date 30 Prill … Publikohet ne Maj.. !!! Kanë ndodhur disa ndryshime me këngën dhe kënga “Cold World” baladë publikohet me videoklip zyrtar me datë 25 maj.  Mezi po pres… Më në fund!! Sneak peek së shpejti “, ka shkruar Linda, transmeton lajmi.net