Linda Hakaj u këndon mërgimtarëve në këngën e re

Linda ripërpunoi këngën e Ramadan Krasniqit-Danit.

ShowBiz

10/06/2020 12:32

Lindita Hakaj ka ripërpunuar këngën “Mërgim” të Ramadan Krasniqit-Danit, shkruan lajmi.net.

Ky projekt ishte publikuar në vitet ’90 nga Dani, ndërsa ka për temë mërgimtarët, pra mallin që ata ndjejnë nga jetesa larg atdheut.

Për muzikën dhe orkestrimin u kujdes Afrim Macula, tekstin e shkroi Hivzi Krasniqi, , ndërsa vizualizimi i klipit iu besua produksionit “Labia”.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re nga Linda Hakaj, me titull “Mërgim”, dedikuar gjithë mërgimtarëve. /Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player