Limaj: Votat nga Serbia, vota të parregullta, KQZ të ndalojë veprimet joligjore

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në një konferencë për media ka reaguar pasi KQZ-ja ka procesuar tutje zarfet me vota nga Serbia.

Lajme

23/10/2019 18:20

Ai ka thënë se veprimi i sotëm për t’i dërguar këto paketa në QNR është shkelje ligjore.

“Veprim i sotëm për t’i dërguar këto paketa në QNR është shkelje ligjore. Për më tepër ju e dini ka pas edhe probleme tjera me këto vota, siç janë helmet, pastaj intervenimi i prokurorisë. Ne ende nuk kemi një raport përfundimtar të prokurorisë së çfarë ka ndodhur me këtë rast. Për më tepër këto kuti nuk kanë ardhur me post, por kanë ardhur me paketa dhe janë dorëzua në postë”, ka thënë Limaj, raporton lajmi.net.

Sipas tij, nuk mund të krijohet një rezultat i ti përmes votave të parregullta.

“Ne si koalicion kërkojmë nga të gjithë zyrtarët shtetërorë të mos e shkelin ligjin. Nuk mund të krijohet një rezultat i ri përmes votave të parregullta. Kërkojë nga KQZ urgjentisht t’i ndalojë këto veprime që janë duke bërë zyrtarët që kanë marr këtë hap antiligjor për ti dërguar këto kuti në QNR. Nisma ka fituar mandatet janë të saj, mandatet e deputetëve janë tonat nuk janë të askujt. Apelojë partitë që secila të gëzojë votat që ka marr nga qytetarët dhe jo të dëmtoj një parti tjetër”, ka thënë Limaj. /Lajmi.net/