Limaj: Vlerësojmë gatishmërinë e David Philips për t’i ndihmuar Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmri Limaj ka pritur sot në takim njohësin e rrethanave politike në Ballkan, amerikanin David Philips, , me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Lajme

23/05/2019 19:03

Limaj përmes një statusi në Facebook, ka thënë se vlerëson gatishmërinë e Philips për t’i ndihmuar Kosovës në këtë proces.

“Prita në takim mikun e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njohësin e rrethanave politike në Ballkan, David Philips, me të cilin biseduam për zhvillimet aktuale në vend dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Vlerësuam momentumin e krijuar për të ardhur deri te një marrëveshje për njohje reciproke mes dy vendeve dhe për hapjen e perspektivës së qartë euroatlanike për Kosovën.

Kosova me krijimin e Delegacionit Shtetëror dhe platformën për bisedime, e cila paraqet unitetin e institucioneve, po demonstron vullnet e gatishmëri për dialog pa kushte me Serbinë. Ne vlerësojmë gatishmërinë e Philips për t’i ndihmuar Kosovës në këtë proces”, ka shkruar Limaj në Facebook.