Limaj: Vendi ynë do të hidhet në të panjohurën

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, duke ironizuar me fjalimin e ministrit të jashtëm Hashim Thaçi, tha se nga sot Kosova nuk ka me qenë e njëjtë, pasi sipas tij, sot vendi do të hidhet në të panjohurën, dhe se kjo që po i bëhet Kosovës është një masakër.

Lajme

26/06/2015 13:51

“Dëgjova disa ish- bashkëluftëtarë të mitë që thanë se do të largohen retë e zeza e se lufta e UÇK-së është e drejtë. Mirëpo, këtu nuk jemi duke bërë gara se kush po flet më mirë e kush jo, për të treguar çfarë ka bërë UÇK-ja e çka ka qenë, por këtij vendi po i kërkohet diçka tjetër”, tha ai gjatë fjalimit të mbajtur në seancën e Kuvendit.

Limaj tha se asnjëherë nuk do të ndodh që Kuvendi të ballafaqohet me të njëjtën situatë sikurse sot, por ai mendon se ende ka kohë me ndalë këtë të keqe të madhe të vendit.

“Ne jemi deputet që kemi përgjegjësi dhe para nesh kemi vendimet tona individual vendime që kanë me na përcjellë gjithë jetën tonë. Këtu duhet me fol me ndërgjegjen e vet edhe me vendos, por arsyetimet duhet t’i lëmë mënjanë. Pasojat duhet me u debatu. Ne jemi duke e futur vendin tonë në diçka ku nuk e dimë ku kemi me dalë”, pohoi ai.(Lajmi.net)