Limaj uron për ditën e Kushtetutës

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një shkrimi të tij në rrjetin social “Facebook”, ka uruar gjithë qytetarët e vendit me rastin e 9 prillit, ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Lajme

09/04/2020 11:01

Në këtë 12 vjetor të miratimit të Kushtetutës së Kosovës, Limaj ka thënë se angazhimi i institucioneve të vendit duhet të jetë gjithmonë maksimal në funksion të respektimit të këtij akti më të lart juridik, në mënyrë që të sigurojmë një vend me rëndësi në rrugëtimin drejt së ardhmes krah vendeve të zhvilluara dhe demokratike.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot bëhen 12 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kushtetuta është dokumenti më i rëndësishëm i shteteve të pavarura, është akti më i lartë juridik, i cili garanton respektimin e vlerave universale të botës demokratike.

Angazhimi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë gjithmonë në funksion të respektimit maksimal të Kushtetutës tonë, sepse kështu sigurojmë një vend të rëndësishëm në rrugëtimin drejt së ardhmes përkrah vendeve të zhvilluara! Gëzuar 9 Prilli – Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës! /Lajmi.net/