Limaj thotë se qytetarët e Kosovës akoma përgjohen në mënyrë ilegale
Ish-ministri i MTPT-së, tash deputet dhe kryetar i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ripërsëriti sonte se ai nuk do pushojë në kërkimin e drejtësië për akuza, sië tha ai, të montuara.
Lajme
Duke folur në emisionin Rrokum Rol, ai tha se sa i përket rasteve të fundit të MTPT-së ka fakte të mjaftueshme për të nisur hetim ndaj linçimeve dhe akuzave që po i bëhen.
Limaj tha se njerëzit në institucionet e Kosovës kanë harrur se aty janë për të kryer punë e jo për tu pasuruar për vete.
” Në këtë vend nuk është mbetur t’i besohet askujt. Institucionet janë të kapura dhe të korruptuara komplet”, vlerësoi ai.
Ai shtoi se liderët për tema të rënda e kanë zakon të heshtin, “derisa për të prerë shirita janë të parët”.
“Por ne nuk do të lejojmë të heshtin dhe të fshehin faktet. Në do të kërkojmë të drejtën tonë. Drejtësia nuk guxon ta bëjë këtë, nëse ndodh fshehja dhe heshtja, kjo më nuk është drejtësi, kjo është diçka tjetër”, tha Limaj në intervistë pët TV Rrokum.
Ai shtoi se është duke pritur edhe disa fakte dhe më pastaj do të flasë më konkretisht për këtë çështje.
” Kemi me fol shumë. Kam çka të them boll, kjo do të shihet kur të vijë koha”, tha ai.
Sipas Limajt, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të përgjohen në mënyrë ilegale, kurse pre e tyre ka rënë edhe ai, por në rastin e MTPT-së sms-të i janë montuar dhe janë përdorur si prova.