Limaj: Thaçit i kanë mbetur vetëm 8 ditë

Fatmir Limaj tha se Hashim Thaçit i kanë mbetur vetëm 8 ditë pasi që sipas tij Nisma për Kosovën po vjen dhe ndryshimi më 8 qershor do të bëhet. Ndërkaq, Jakup Krasniqi ftoi qytetarët të votojnë këtë subjekt pasi që tha se ata kanë guximin dhe dijen për të bërë ndryshimin e nevojshëm.

Lajme

29/05/2014 20:15

Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, sot në Prishtinë, ia bëri me dije Hashim Thaçit se i ka vetëm 8 ditë në krye të Qeverisë së Kosovës.

Limaj tha se ndryshimi i vërtetë dhe i duhuri për Kosovën do të vjen me Nismën për Kosovë. Ai ftoi qytetarët të mos votojnë njerëzit që kanë premtuar shumë, por të votojnë Nismën sepse, sipas tij, ky subjekt politik është me “njerëz që e mbajnë fjalën”.

“Nga sot ata që ju kanë gënjyer dhe mashtruar, atyre ju kanë mbetur edhe 8 ditë. Ata ju kanë dhënë premtime të mëdha je u kanë gënjyer. Ata ju premtuar vende të punës e ju sollën më shumë papunësi. Ata ju premtuan më shumë liri dhe ju sollën më shumë izolim”.

“Ne themi mjaft mashtrim dhe gënjeshtra, mjaft sepse janë lodhur njerëzit nga ju. Kosova ka nevojë për ndryshim, ju keni nevojë për një lidership që e mban fjalën e dhënë. Nisma iu ofron një lidership të tillë”.

“Vendi ynë është në rrezik, ajo për të cilin kemi luftuar është në rrezik nga një grup njerëzish që qeverisin”.

“Votoje ndryshimin votoje nismën për Kosovën. Qytetarët e dinë që Kosova mund të jetë më mirë, ata e dinë se më mirë Kosovën e bëjnë ata që e duan Kosovën dhe e mbajnë fjalën. Ne e mbajmë fjalën. Votoni Nismën”.

“Nëse dëshirojmë ndryshim votoni nismën, në mënyrë që epoka e izolimit dhe dështimit të madh të mbarojë. Nëse jeni lodhur nga premtime e mëdha dhe nga liderët e tyre mos votoni për ta. Nëse ndjeheni të mashtruar bashkohuni me ne”.

“Ne ju themi, vazhdojmë sikur sot të marrim guximin dhe të votojmë Nismën, sepse ne po vijmë dhe vetëm kështu Kosova mund të ketë ndryshimin e madh”.

“Urime Nisma për Kosovë, urime fitorja e madhe”, tha në fund të fjalimit të tij, Fatmir Limaj.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës, Jakup Krasniqi tha se nëse qytetarët duan ndryshimin duhet të votojnë sot. Ai tha se për 15 vjet qeveritarët kanë dështuar ta ndërtojnë Kosovën.

Ne me besimin tuaj dhe me përkushtimin tonë mund ta ndryshojmë Kosovën. Me Nismën pluralizmi demokratik do të ketë rrugët e hapura kudo në Republikën e Kosovës”.

“Ky brez i qytetarëve që po kërkon ndryshimin duhet të votoj tani, nesër është vonë. Ndryshimi po vjen me Nismën, bashkohuni me ne.”

“Bashkohuni me ne në ndërtimin e shtetit të së drejtës. Që 15 vjet liderët e Kosovës kanë qenë të paaftë të krijojë perspektivë dhe zhvillim ekonomik, e sundim të ligjit”.

“Nisma me numrin 59 e mbështetur nga ju e sjell ndryshimin në shërbimin e qytetarët. Ne jemi njerëz të fjalës, paqes dhe të besës. Prandaj kërkojmë votën dhe mbështetjen tuaj”.

“Vetëm Nisma ka vullnet dhe fuqi, ka guxim ka dije për ta bërë ndryshimin”, tha Krasniqi.