Limaj takohet me Ramën, flasin për jetësimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Pejë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj është takuar me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Lajme

20/05/2019 19:51

Gjatë këtij takimi, Rama e Limaj kanë biseduar për zhvillet e fundit në dy vendet.

Kjo është bërë e ditur, përmes një statusi në Facebook, nga Limaj, i cili tha se fokusi kryesor i bisedës ishte jetësimi i marrëveshjeve të nënshkruara në Pejë.

Postimi i plotë i tij:

Në takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, biseduam për zhvillimet e fundit në dy vendet tona. Fokusi kryesor i bisedës ishte te jetësimi i marrëveshjeve të nënshkruara në Pejë.

E informova kryeministrin për ecurinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura në Pejë. I shpreha mirënjohje kryeministrit Rama për mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të tij personal për të ndihmuar në implementimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve, me qëllim që bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë të mos pengohet nga asnjë barrierë apo neglizhencë burokrtatike.

Bashkërisht konstatuam se marrëveshjet e arritura mes dy qeverive janë në rrugë të mirë për t’u realizuar.#bashkëpërzhvillim. /Lajmi.net/