Limaj: Qytetarët kanë nevojë për punësim jo për lëmoshë
Fatmir Limaj tha se qytetarëve të Kosovës duhet të ju mundësohet vende pune dhe jo paga prej 300 eurosh, siç ju është premtuar, pasi ai këtë shumë e quan “lëmoshë” për ta. Ai tha se subjekti i tij politik është “shpresa për Kosovën”.

Lajme
Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj tha sot në Malishevë se qyttetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për “lëmoshë” prej 300 euro siç është premtuar, por qytetarët kanë nevojë për mundësi punësimi.
Limaj tha se Nisma për Kosovë ka intelektualë, ekspertë e luftëtarë të penës e pushkës, që dinë ta ndërtojnë një shtet të së drejtës dhe dinë ta ndërtojnë Kosovën dhe për këtë qytetarët duhet që me 8 qershor duhet të japin një vulë të rëndësishme për Nismën.
Fatmir Limaj tha se Nisma është themeluar edhe zyrtarizuar në të gjithë Kosovën, dhe sipas tij, po mbështetet nga ata të cilëve u ka humbur perspektiva por tha se Nisma është shpresa për Kosovën.