Limaj: Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përjetë mirënjohës kryekomandantit Adem Jashari

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme

06/03/2019 19:53

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ishte i pranishëm në Akademinë Përkujtimore kushtuar Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Limaj ka shkruar se, sakrifica heroike e familjes Jashari vazhdon të mbetet burim frymëzimi për ne dhe brezat e ardhshëm.

“Qytetarët e Kosovës, shqiptarët kudo që janë, do t’i jenë përjetë falënderues kryekomandantit Adem Jashari, i cili 21 vjet më parë ndryshoi rrjedhat e historisë jo vetëm të Kosovës e kombit shqiptar, por edhe më gjerë”, ka shkruar ndër të tjerash Limaj.

Postimi i plotë i Limajt pa ndërhyrje:

Në Akademinë Përkujtimore kushtuar Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ta nderuar sakrificën e Familjes Jashari në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari.

Sakrifica heroike e familjes Jashari vazhdon të mbetet burim frymëzimi për ne dhe brezat e ardhshëm.

Qytetarët e Kosovës, shqiptarët kudo që janë, do t’i jenë përjetë falënderues kryekomandantit Adem Jashari, i cili 21 vjet më parë ndryshoi rrjedhat e historisë jo vetëm të Kosovës e kombit shqiptar, por edhe më gjerë.

Lavdi e përjetshme komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të Kombit. /Lajmi.net/