Limaj: PZAP dhe Gjykata Supreme e kthyen ligjshmërinë

Fatmir Limaj, lideri i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se i PZAP-i dhe  Gjykata Supreme e kanë kthyer ligjshmërinë me vendimin që votat nga Serbia të mos jenë pjesë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Lajme

15/11/2019 22:44

“Brenda atyre kutive, janë futur vota të kontrabanduara dhe të jashtëligjshme”.

“Që nga dita e parë kemi parë që ka pasur keq administrim të zgjedhjeve. Ngritja e zërit nga ana jonë, kishte të bënte me shkeljet e mëdha që po bënte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, tha Limaj.

Ai në emisionin “Blic Interview” i cili transmetohet në Klan Kosova deklaroi se  KQZ-ja ka qenë kaotike dhe nuk e ka administruar si duhet procesin zgjedhor.

Limaj shton se vendimi i PZAP-së dhe i Gjykatës Supreme, e ka konstatuar se KQZ ka bërë një punë jo të mirë.

Duke folur për votat e ardhura nga Serbia, ai këtë e ka krahasuar, sikur dikush nga diaspora ta “mbushte bagazhin e autobusit me vota dhe atë të pranoheshin si të ligjshme”, shkruan Gazeta Blic.