Limaj: Presim nga BE heqjen e vizave për kosovarët

I pari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në një takim me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se pret nga Bashkimi Evropian ta heqë regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës pasi tash e sa kohë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për vizat.

Lajme

21/05/2019 20:37

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ishte konstatim i përbashkët se forcimi i mëtejmë i partneritetit të Kosovës me SHBA dhe BE, garanton integrimin euroatlantik të saj dhe konsolidon sigurinë në rajonin tonë.

Shkruan se Bashkërisht u pajtuam ta thellojmë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona, gjithmonë në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve të të dy vendeve.

Ky është postimi i tij i plotë: 

Si gjithmonë, kënaqësi ta takoja në Tiranë presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta me të cilin biseduam për zhvillimet aktuale në dy vendet tona. E njoftova presidentin Meta për mbledhjen e djeshme koordinuese të dikastereve përkatëse të cilat kanë përsipër realizimin e marrëveshjeve mes dy vendeve.
Në këtë drejtim e njoftova presidentin se deri në fund të muajit qershor presim të nisë zbatimi i marrëveshjeve të mbledhjes së mbajtur në Pejë mes dy qeverive.
Biseduam edhe për çështjen e liberalizimit të vizave dhe presim nga BE ta heqë regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës pasi tash e sa kohë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për vizat.
Ishte konstatim i përbashkët se forcimi i mëtejmë i partneritetit të Kosovës me SHBA dhe BE, garanton integrimin euroatlantik të saj dhe konsolidon sigurinë në rajonin tonë.
Bashkërisht u pajtuam ta thellojmë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona, gjithmonë në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve të të dy vendeve.