Limaj: Po më habit heshtja e PDK-së

Kryetari i Nismës pë Kosdovën Limaj ka thënë se e habit heshtja e Partisë Demokratike të Kosovës pas, siç ka thënë ai, publikimit të një komploti ndaj tij.

Lajme

10/03/2015 22:33

Limaj në emisionin Click në RTV 21 ka thënë se presidentja e vendit, Atifete Jahjaga në bazë të kompetencave të saj që ka të kërkojë që ky rast të trajtohet seriozisht.

Por Limaj thotë se këtij rasti do t’i shkojë deri në fund. Megjithëse PDK si parti ka heshtur, Limaj thotë se kolegë të tij nga ish-partia e kanë thirrur duke e mbështetur dhe duke u shqetësuar për këtë që ka ndodhur.

Mediat kanë raportuar se një gjyqtar i EULEX-it ka pasur për qëllim që ta dënojë Limajn dhe bashkëluftëtarët e tij në rastin “Kleçka” për ta përjashtuar nga jeta politike. Sipas mediave, një punëtor ligjor i EULEX-it ka thënë se urdhri për këtë ka ardhur nga partia në pushtet, që në atë kohë ishte ish-partia e Limajt, PDK-ja.