Limaj për listën me kandidatë për deputetë: Janë bashkuar rreth një qëllimi që zëri i drejtë, zëri i kësaj rruge politike, të kthehet në Kuvend
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë për listë e tyre me kandidatë për deputetë, është më shumë se një rënditje emrash. Ai për këtë emra, ka thënë se janë njerëz të ndershë, profesionistë të dëshmuar, atdhetarë e ish luftëtarë të UÇK-së, shkruan lajmi.net. “Janë njerëz që nuk vijnë për privilegj, por për përgjegjësi. Janë…
Lajme
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë për listë e tyre me kandidatë për deputetë, është më shumë se një rënditje emrash.
Ai për këtë emra, ka thënë se janë njerëz të ndershë, profesionistë të dëshmuar, atdhetarë e ish luftëtarë të UÇK-së, shkruan lajmi.net.
“Janë njerëz që nuk vijnë për privilegj, por për përgjegjësi. Janë bashkuar rreth një qëllimi të vetëm: që zëri i drejtë, zëri i kësaj rruge politike, të kthehet në Kuvend. Kjo listë është thirrja jonë për bashkim, për maturi dhe për veprim. Për t’u rreshtuar rreth vlerave që na kanë mbajtur gjallë dhe në këmbë, punës, besës, përkushtimit dhe integritetit”, ka shkruar Limaj.
Ai ka thënë se me këtë përbërje të fuqishme e gjithëpërfshirëse, Nisma është gati të përfaqësojë qytetarin në Kuvend dhe të japë kontribut të drejtë, të ndershëm dhe vendimtar për të ardhmen e Kosovës.
“Bashkë e çojmë këtë zë në Kuvend”, ka shtuar Limaj. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij: